Dec 14, 2011 09:10
12 yrs ago
1 viewer *
English term

Project deliverables

English to Albanian Bus/Financial Management Project Managment
Në kontekstin e rezultateve të një projekti.

Proposed translations

+1
43 mins
Selected

Prezantimi (Dorëzimi) i Produkteve të Projektit

Peer comment(s):

agree Iliana2010 : Ne thelb eshte prezantim (raport i detajuar) i produkteve qe ka si objektiv projekti (perfshire edhe raportet e ndermjetme te ecurise se punes.Te pakten ne projektet e KE-se me te cilat kam punuar 4 vjet, termi "deliverables" kete nenkupton.
1 hr
Faleminderit Iliona
Something went wrong...
4 KudoZ points awarded for this answer.
22 mins

produktet e projektit që duhen dorëzuar

Përshëndetje Ervis,

E përdora fjalën "produkt" sepse në kuptimin figurativ të saj në fjalorin e shqipes së sotme është përdorur edhe për gjëra abstrakte siç janë përfundimi, rezultati, rrjedhoja etj.
Zakonisht në fushën e TI-së "deliverables" mund të jetë rregullimi i një sistemi sigurie kompjuterash plus një softuer i ri, pra kemi rezultat plus diçka materiale siç është softueri. Prandaj sugjeroj të përdoret fjala "produkt".

Gjithë të mirat,
Juliana
Something went wrong...
23 mins

Dokumentet e objektivat e projektit

Ervis, kjo është gjuhë kontraktuale projekti, në të cilën (kontratë) përcaktohen të gjitha dokumentet dhe objektivat qe duhen prodhuar dhe dorëzuar përfituesit (beneficiary) apo klientit. Po të jap një shembull:
- Në një kontratë Mirëmbajtjeje Rrugësh, në kontratë përcaktohet që inxhinieri duhet të përgatisë dhe paraqesë një Raporti Fillimi (Inception Report) dhe nga një Raport Mujor Ecurie. Përveç kësaj konsulenti (pra inxhinieri apo supervizori, në kontrata të ndryshme quhet me terma të ndryshme) duhet të trajnojë punonjësit e Drejtorive Rajonale të Mirëmbajtjes mbi disa tema: Veprimtari Rutinë Mirëmbajtjeje, mbi kontraktimin e shërbimeve privatëve të zonës, disbursim fondesh, etj, pra, duhet të përgatisë materialet e trajnimit dhe të kryejë trajnimin. Edhe këto quhen deliverables (trajnimi se bashku me materialet e tij). Pra janë dokumente dhe veprimtari/objektiva/plane të përcaktuara (detyruera) me kontratë.

Shpresoj të jem shprehur qartë :)
Something went wrong...
Term search
  • All of ProZ.com
  • Term search
  • Jobs
  • Forums
  • Multiple search