This question was closed without grading. Reason: Answer found elsewhere
Nov 3, 2008 17:41
15 yrs ago
English term

acquis communautaire

English to Albanian Other Transport / Transportation / Shipping
Ref.: http://europa.eu/scadplus/glossary/community_acquis_en.htm
Ju falenderoj paraprakisht për sugjerimet tuaja. Shpresoj se tashmë ekziston një përtkhim i përshtatshëm në gjuhën shqipe...

Discussion

Sherefedin MUSTAFA (asker) Nov 5, 2008:
Nuk përkthehet "acquis communautaire" si shprehje mbetet e papërkthyer si në gjuhë të tjera ashtu edhe në shqip. Këtë ma konfirmoi një eksperte e Ministrisë së Transportit gjatë një seminari që këto ditë është mbajtur në Bruksel. Përndryshe është shprehje franceze dhe duhet të lexohet: [aki komynoter]. Për këtë arsye edhe po e mbyll këtë pyetje duke ju falenderuat të gjithëve për shkëmbimin e ideve rreth një përkthimi që, sic e shprehu Fabi: ende nuk paska lindur, e sipas të gjitha gjasave as që do të lindë ndonjëherë.
Αlban SHPΑTΑ Nov 4, 2008:
. Unë në fakt për vete do të preferoja të mos përkthehej fare si term, meqë ka hyrë në të gjithë BE-në në këtë formë, por e kam pak të vështirë t'i imagjinoj folësit nëpër TV shqiptare (apo njerëzit në përgjithësi) duke e germëzuar "live". Material ideal per Striscia. Për mendimin tim një zgjidhje e mirë do të ishte përdorimi në shqip *Legjislacioni i Bashkimit Evropian* dhe ne kllapa *(acquis communautaire)*
Nuk paska lindur ende :) Përshëndetje të gjithëve. Faleminderit Alban për lidhjen me dokumentin e BE-së. Ky term, që të jetë pikërisht ai i sakti jo vetëm nga pikëpamja gjuhësore por edhe nga ajo teknike dhe e domethënies së vërtetë, nuk paska lindur ende. Tani, dokumenti qenka pak i vjetër (2006) por ky fakt nuk ka gjithnjë rëndësi. Ka dokumente shumë shumë më të vjetra që përdoren si referencë, por thjeshtë po mendoja nëse MoJ dhe institucione të tjera i kanë gjetur ende vendin këtij termi në kuadrin ligjor shqiptar e pastaj edhe përkthimin.

Nga ana tjetër mua më vjen mirë që lexoj këtë dokument edhe për shkak të termave të tjerë që plot përkthyes aventuroheshin t'i përkthenin, sidomos ndër ata që përpiqeshin me çdo kusht të përdornin fjalë shqipe. Tek një institucion ndërkombëtar para nja 3-4 vjetësh kemi pasur një diskutim me ditë të tëra për disa terma të kontrollit dhe prokurimeve, të cilat nga shumica e përkthyesëve përktheheshin fjalë për fjalë.

Përshëndetje :)

Proposed translations

+1
24 mins

legjislacioni i Bashkimit Evropian

Nderkohe gjeta qe Ministria e Integrimit perdor kete version te acquis commmunautaire:

http://www.mie.gov.al/?fq=brenda&m=news&lid=189

ose te theksuara me highlight:

http://209.85.135.104/search?q=cache:c7fQBZ61vV0J:www.mie.go...

--------------------------------------------------
Note added at 45 mins (2008-11-03 18:27:33 GMT)
--------------------------------------------------

Me fal, kishte shume highlighte te panevojshme ne ate link me siper. Ky me poshte ka vetem highlight vendet ku permendet acquis communautaire dhe ne dy raste perkthimi si legjislacion i Bashkimit Evropian.

Me te verdhe.

http://209.85.135.104/search?q=cache:c7fQBZ61vV0J:www.mie.go...
Note from asker:
"-Mbeshtetja Institucionale per procesin e Integrimit, prioriteti me i rendesishem i te cilit per vitin 2008 eshte krijimi i Njesise se Perkthimit te acquis communautaire..." nga siti i Ministrisë së Integrimit...
Peer comment(s):

agree Albana Dhimitri : "The term acquis, deriving from French, is used in European Union Law to refer to the total body of EU law accumulated so far." Pra, "acquis communautaire" "bashkësia/tërësia e ligjeve të deritanishme të B.E.-së. Pra, legjislacioni i sotëm i B.E.-së
5 hrs
thanks Albana!
Something went wrong...
19 hrs

E drejta (e fituar) komunitare/acquis-i komunitar/acquis-i BE-së

acquis communautaire - platforma e përbashkët e të drejtave, detyrimeve juridike si dhe e objektivave politike të shteteve anëtare...

Megjithatë "acquis"-i komunitar përfshin dhe shkon tej së drejtës komunitare; e njëjta gjë vlen edhe për "legjislacionin e BE-së"

Madje ka një ndryshim mes së "drejtës komunitare" dhe "së drejtës së BE-së".

Duke parë vështirësinë e rastit, edhe unë jam për mbajtjen e termit origjinal, me ndonjë përshtatje të pjeshme të herëpashershme në tekstin e përkthyer.

Kohët e fundit kam gjetur një fjalor termash juridikë evropianë (shqip-shqip) i përkthyer nga frëngjishtja e Pierre-Yves Monjal nga Dr. J. Latifi (2008): në shqip e përdor si "acquis communautaire" ose "acquis-i i Bashkimit".
Something went wrong...

Reference comments

17 mins
Term search
  • All of ProZ.com
  • Term search
  • Jobs
  • Forums
  • Multiple search