Oct 22, 2013 02:59
10 yrs ago
2 viewers *
English term

longitudinal study

English to Albanian Science Medical (general) Type of scientific study in the field of medicine
A Prospective, Longitudinal, Observational Study in Newly Diagnosed Multiple Myeloma (MM) Patients to Assess the Relationship between Patient Outcomes, Treatment Regimens and Molecular Profiles

E shoh që në shqip është përkthyer si "Studim longitudinal" por shpresoja se ka një term më të hershëm e më të përdorshëm. sugjerimet mirëpriten.

Faleminderit!

Discussion

Gentiana Kasemi Oct 24, 2013:
Juliana, duhet parë më tepër ndonjë fjalor mbi kërkimet në fushat sociale e mjekësore (mbi pacientë ndër vite e dekada), po kam idenë që nuk ka në shqip ende fjalor të tillë. Unë jam marrë me këto lloj kërkimesh (jo "longitudinale" ama:) dhe do ta përktheja si "gjatësore" pa problem, në fund të fundit dikush do ta fusë një term të ri nëse nuk është përdorur më parë.

Të tjera janë studimet transversale.
Fjalorët e mjekësisë më duket se nuk trajtojnë termat e kërkimeve shkencorë me sa mbaj mend, duhet të kontrollloj, e gjithsesi në ato vite ndoshta nuk thelloheshin aq shumë në tema të tilla apo në kërkime me numër tepër të madh pacientësh, ndoshta bëshin studime epidemiologjike apo mbi raste klinike. Studimet "longitudinale" janë tepër të vështira për t'u realizuar e bazohen mbi kritere të rrepta kërkimore. Gjithsesi, për mua një term i veçantë kërkon në përkthim një term të veçantë. Mendo sikur të përdorej i parafrazuar e do të duhej gjatë një teksti të pëdorej në versionin e gjatë "i shtrirë në kohë", apo i përshtatur me terma shumë të përgjithshëm si "i thelluar, i zgjeruar". Shumica e kërkimeve të mira mund të jenë studime të thelluara, të zgjeruara por jo gjatësore.

Proposed translations

3 hrs
Selected

studim i shtrirë në kohë

Ndoshta lidhja e mëposhtme të ndihmon.
Peer comment(s):

neutral Gentiana Kasemi : Juliana, "studim i shtrirë në kohë" do të ishte vetëm një lloj shpjegimi për termin e kërkuar/po të përgjigjem lart në hapësirën e diskutimeve ;)
2 days 5 hrs
Po, "longitudinalis/longitudinal" është përkthyer si "gjatësor" në fjalorët latinisht-shqip e anglisht-shqip të mjekësisë, por në këta fjalorë ky term është përdorur vetëm në kontekstin "paralel me boshtin më të gjatë të trupit", jo në atë të kohëzgjatjes
Something went wrong...
4 KudoZ points awarded for this answer. Comment: "zgjodha këtë term se i përshtatet më mirë tekstit ku përdoret. Ju faleminderit"
-1
3 hrs

Studim i thelluar/Studim i zgjeruar

Të dy termat përdoren sidomos për temat e MA në Shqipëri.

http://www.trepca.net/2003/1203/031225-ia_per_nje_studim_te_...

http://prexalbania.com/prex/httpdocs/sites/default/files/TOR...

Happy translation!
Note from asker:
Faleminderit!
Peer comment(s):

disagree Gentiana Kasemi : Stdim i thelluar/i zgjeruar jan shumë të përgjithshëm për termin e veçantë teknik në fushën kërkimore "longitudinal study"/ E keni gabim, termat tuaja janë thjesht përshkruese e të përgjithshme në fushën kërkimore.
2 days 6 hrs
Ky është vetëm mendimi juaj personal.Termat e mësipërme jo vetëm që nuk janë të përgjithshme, por shumë të përdorshme në fushën kërkimore.
Something went wrong...
2 days 9 hrs

studim gjatësor

Megjithëse mund të tingëllojë çuditshëm si përkthim, "longitudinal study" është një term teknik i veçantë në kërkime në fushën mjekësore (sikurse në shkencat shoqërore apo në psikologji) dhe ka nevojë për një term të saktë po aq specific në shqip; "gjatësor" për mua i plotëson kushtet për t'u përdorur në këtë rast.
Note from asker:
Faleminderit!
Something went wrong...
Term search
  • All of ProZ.com
  • Term search
  • Jobs
  • Forums
  • Multiple search