Apr 7, 2010 21:53
14 yrs ago
3 viewers *
Albanian term

akti

Albanian to English Law/Patents Law (general)
E kam hasur në disa raste të vendosur pas numrit të vendimit, si tek kjo fjali:

"Në vazhdën e moszbatimit të Vendimit nr. xxx datë xx.xx.xxxx, në favor tonë është marrë Vendimi nr. xxxx *akti*, datë xx.xx.xxx ku sipas të cilit është vendosur që shoqeria që Unë drejtoj..."
Proposed translations (English)
4 document
5 act

Discussion

Klementina Shahini Apr 8, 2010:
Sinqerisht që unë e bëra edhe këtë pyetje tek një nga kolegët e mi, mësues të Shteti dhe Ligjet si lëndë dhe ai më tha se ndoshta një vendim është i bazuar në ligj të veçantë (rasti i dytë) dhe tjetri ndoshta jo. Më duket si arsyetim i saktë edhe pse ai përdori fjalën "ndoshta" në arsyetimin e tij dhe nuk ishte 100% i sigurt.

Me sa di unë rasti i dytë nuk ka ndonjë emër tjetër përveç (act). Ndoshta ndonjë koleg tjetër ka ndonjë ide që mund të të ndihmojë por unë gjithmonë e kam përkthyer si act.

Best Wishes,

Klemi
Ledja (asker) Apr 8, 2010:
Jam në mëdyshje dhe për faktin se, siç shihet nga fjalia e dhënë, njërit vendim i referohen vetëm me numër dhe tjetrit me numër dhe me "akti" nga mbrapa. Është ky i dyti një lloj specifik vendimi? Njihet me një emërtim specifik në anglisht?
Faleminderit.
Klementina Shahini Apr 8, 2010:
Akti ligjor Hi Ledja,

Ti ke shumë të drejtë kur thua se "act" i referohet ligjeve dhe në Anglisht as unë nuk kam parë të përdoret si ""ruling no.xxx act". Në shqip unë e kam hasur në formën e rastit tuaj shumë herë edhe kur jetoja në Shqipëri edhe vitet e fundit. Pyetjes sime pse shkruhet në kêtë mënyrê në shqip,specialistë të fushës i janë përgjigjur se kjo është gjuhë ligjore. Gjatë viteve 1997 - 2002 kam punuar me emigracionin shumë dhe kam hasur dokumenta të kësaj forme. Kjo më bëri që të kontaktoja shkruesit e këtyre shkresave dhe të kërkoja shpjegime. Nuk e di a i jam përgjigjur sadopak pyetjes tuaj, por ky është shpjegimi i vetêm që kam i cili në një farë mënyre ka kuptim. Edhe në Anglisht ka dokumenta tê tilla që nga ana gramatikore apo strukturale nuk kanë kuptim por janë formularë të cilët shkruhen në formë standarte ligjore.

Me Respekt,

&

Best Wishes

Klemi

Proposed translations

6 days
Selected

document

Ledja në rastin konkret bëhet fjalë për dokumentin (ligjor) me numër xxx.
HTH
Note from asker:
Atëherë, ky lloj vendimi merr formën e një akti (në kuptimin e dokumentit lijgor)? Punën e kam dorëzuar para disa kohësh dhe e lashë thjesht si "vendim"në atë rast, por ta kem parasysh për herë tjetër :).
Something went wrong...
4 KudoZ points awarded for this answer.
46 mins

act

Note from asker:
Faleminderit, Klemi, por në rastin tim fjala qëndron pas numrit të vendimit. Nuk kam dëgjuar ndonjëherë në anglisht "ruling no.xxx act", prandaj dhe m'u desh ta shtroj si pyetje. Po shpresoja për ndonjë sqarim ndryshe, pasi "act" i referohet zakonisht ligjeve.
Something went wrong...
Term search
  • All of ProZ.com
  • Term search
  • Jobs
  • Forums
  • Multiple search