This question was closed without grading. Reason: Other
Nov 9, 2009 20:20
14 yrs ago
Albanian term

oblique foot

Albanian to English Medical Medical (general)
Cili është termi mjekësor në shqip për këtë gjendje?

Discussion

Medic-Translat Mar 24, 2010:
Nuk ka përkthim Pasi që përkthimi është bërë nga një gjuhë tjetër, përkthyesi i pare nuk e ka përkthyer si duhet, sepse kështu termi nuk ekziston në anglisht në terminologjinë mjekësore. Fjalia nuk është e definuar mirë.
Ledja (asker) Mar 24, 2010:
Faleminderit, Tefik, por... Fjalia e plotë është ajo që kam dhënë te përgjigjja e Albanës. "The functional disorders that are very briefly described here are “invisible”, i.e. they are not seen on the outside as they would have been if you had an oblique foot or were wheelchair bound, for example."
Në punën me këtë dokument mësova se përkthimi ishte bërë nga një gjuhë tjetër në anglisht, dhe kishte disa shprehje si kjo e këtushmja që nuk kishin kuptim - prandaj ia vura në dukje klientit. Edhe sot e kësaj dite nuk e di ç'kishin dashur të thoshin me "oblique foot", pasi nuk është një gjendje mjekësore siç nënkupton fjalia.
Për këto arsye, pyetjen e kam mbyllur pa zgjedhur përgjigje.
Medic-Translat Mar 24, 2010:
Kjo pyetje duhet të plotësohet akoma Në mjekësi si në lëmitë e tjera duhet që të shkruhet fjalia e plotë që të mund të përgjigjem. Shkruaje fjalinë e plotë dhe besoj se mund t'ju ndihmoj.
Klementina Shahini Nov 10, 2009:
Ledja,
Ne fakt une fola me nje mjek shqiptar qe po e ushtron profesionin si mjek edhe ketu ne Amerike dhe ai tha te njejten gje. Normalisht mjeket shqiptare japin spjegime pa patur nje fjale te vetme per ta pershkruar problemin. Prandaj dhe une vendosa vetem fjalen oblique sepse kembe e pjerret nuk ka kuptim. Good luck.
Ledja (asker) Nov 10, 2009:
Duhet te jete nje term mjekesor Klemi, faleminderit, por "oblique" e dija, gjithsesi nuk po gjej reference mjekesore per "oblique foot". Nuk mund te jete thjesht "kembe e pjerret".

Proposed translations

-1
43 mins

oblique - i pjerrët

Në bazë të fjalorit të mjekësisë anglisht - shqip të Rahim Gjikës të botuar në vitin 1982 oblique është e përkthyer si e pjerrët dhe përdoret për të spjeguar pozicionin e muskujve në pjeë të ndryshme të trupit. Në rastin tuaj në këmbë.

Ja dhe spjegimi i fjalës oblique në fjalorin anglisht = anglisht

Anatomy:Situated in a slanting position; not transverse or longitudinal: oblique muscles or ligaments.

Ndoshta referenca e mëposhtme mund t'ju ndihmojë.

http://eorif.com/AnkleFoot/Xray Foot.html

Shpresoj se ky informacion do t'ju ndihmoj sadopak.
Peer comment(s):

disagree Sherefedin MUSTAFA : oblique nuk është fjalë shqipe. Si mund ta kombinoni "pjerrët" me "këmbë"? Këmbë e pjerrët?// Lexoj përgjigjen tuaj: "oblique - i pjerrët".
10 hrs
Nuk e kuptoj komentin tuaj sepse unë nuk kam përmendur fare se fjala oblique është fjalë shqip dhe as këmba e pjerrët. Jo pa qëllim unë kam vendosur vetëm fjalën oblique sepse e dija se këmbë e pjerrët nuk ka kuptim.
Something went wrong...
1 day 11 hrs

pamje/vendosje/pozicionim/projeksion e (i ) këmbës pjerrtas/duke formuar kënd

Pamja/vendosja/pozicionimi/projeksioni e (i) këmbës pjerrtas/duke formuar kënd është një pozicionim i caktuar i gjymtyrës (me shputë të kthyer për nga brenda ose nga jashtë, në varësi të pikës në të që do të studiohet) i cili ka për qëllim zbulimin dhe ekspozimin maksimal (e për këtë arsye më qartë të dukshëm e të studjueshëm) të pjesëve anatomike të saj.
Ky projeksion i këmbës (shputës) përdoret veçanërisht në radiografi dhe kjo vendosje e këmbës është më e parapëlqyera nga mjekët në raste sëmundjesh e diagnozash të veçanta, si p.sh. në rastin e osteoartrit.

Në lidhjen në vijim përshkruhet rrjedha (procedura) e vendosjes/projeksionimit së shputës pjerrtas/me kënd.
http://www.tpub.com/content/armymedical/MD0962/MD09620018.ht...

Dhe në videot në vijim jepen të dhëna më të hollësishme mbi të

http://www.youtube.com/watch?v=drCsKZw-vnM&NR=1
http://www.youtube.com/watch?v=QLMf6dW5b18&feature=related
http://www.youtube.com/watch?v=cfMS_zNKbHk

--------------------------------------------------
Note added at 1 day11 hrs (2009-11-11 07:54:16 GMT)
--------------------------------------------------

Pamja/projeksioni oblique nuk përdoret domosdoshmërisht për këmbën. Duke përgjithësuar kemi të bëjmë me

pamje/vendosje/pozicionim/projeksion pjerrtas/këndore/me kënd.

--------------------------------------------------
Note added at 1 day11 hrs (2009-11-11 07:59:42 GMT)
--------------------------------------------------

Në spanjisht
http://www.doyma.es/revistas/ctl_servlet?_f=7014&articuloid=...

...proyección oblicua del pie...
Note from asker:
Albana, fjalia e plotë është kjo: "The functional disorders that are very briefly described here are “invisible”, i.e. they are not seen on the outside as they would have been if you had an oblique foot or were wheelchair bound, for example." që më bën të mendoj se s'ka si të jetë thjesht një pozicionim, por një cen i lindur. Faleminderit për mundimin dhe kërkimet :)
Something went wrong...
Term search
  • All of ProZ.com
  • Term search
  • Jobs
  • Forums
  • Multiple search