Glossary entry

English term or phrase:

sectional model

Albanian translation:

maket me prerje gjatësore

Added to glossary by Ledja
Mar 5, 2009 19:02
15 yrs ago
English term

sectional model

English to Albanian Tech/Engineering Energy / Power Generation Hidrocentral
Prape jam duke bere nje perkthim gjermanisht-shqip me shume shprehje teknike. Meqe ka me shume perkthyes shqiptar per anglisht, ju jap shprehjen ne anglisht.

Mund te thuhet edhe: cross-sectional model.
Eshte nje model sikur te ishte prere nga lart poshte nje impiant ose aparat teknik per te pare brendine.
Change log

Mar 9, 2009 23:55: Ledja changed "Edited KOG entry" from "<a href="/profile/2315">Silke Blumbach's</a> old entry - "sectional model"" to ""maket me prerje gjatësore""

Discussion

Gentiana Kasemi Mar 7, 2009:
E kuptoj ku qëndron problemi. Ideja është që kemi një prerje e cila na paraqet një seksion të strukturës. Një prerje gjatësore e kufizon gamën duke përzgjedhur gjatësinë si kriter prerjeje. Një prerje tërthore në fakt mund të jetë e disa llojeve, por është e vetmja alternativë që na jep gjuha jonë për të shprehur prerjet transversale (kjo fjalë kam idenë që nuk përdoret në shqip). Alternativë tjetër do të ishte përdorimi i: "prerje seksionale", "një seksion", "model seksional", sepse fjala "seksion" ka më tepër se një kuptim, e unë jam e sigurt që teknikët do ta kuptonin llojin e prerjes në këtë kontekst.
Ledja Mar 6, 2009:
Gjatësore vs tërthore : ) Po pikërisht prandaj po pyes, sepse prerja gjatësore dhe ajo tërthore në biologji paraqisnin dy prerje të ndryshme (mendo një kërcell të prerë për së gjati dhe një tërthorazi). Kurse në vizatim teknik, kur vizatonim trupa me prerje tërthore, dmth që u ishte hequr një pjesë duke u prerë me një rrafsh që nuk ishte domosdoshmërisht paralel me ndonjë nga tre akset ku projektohej, pra në shumicën e rasteve ky rrafsh ishte i pjerrët. Ndërsa Silke këtu e ka specifikuar prerjen si "nga lart poshtë" që mund të interpretohet vetëm si pingule.
Gentiana Kasemi Mar 6, 2009:
Nuk jam eksperte në arkitekturë, por një seksion apo nje prerje e tërthortë/tërthore/transversale, në çdo fushë dijeje është e ndryshme nga një prerje gjatësore. E di, fjalorët tanë shpesh i ngatërrojnë, por mjafton të kujtosh tekstet e biologjisë së gjimnazit (ose të anatomisë në shkollat e larta), ku një prerje tërthore (p.sh. e një indi) hasej shpesh si metodë në studimin e strukturave të ndryshme.
Ledja Mar 6, 2009:
TËRTHORTË Mua më pati shkuar mendja te fjala "e tërthortë" fillimisht, por ndërrova mendje pasi kontrollova fjalorin:
TËRTHORTË mb.
1. I pjerrët; që lidh dy skaje a dy kënde të
kundërta, jo i pingultë a horizontal, tërthor.
Vijë e tërthortë. Drejtim i tërthortë. Prerje e
tërthortë.
Do isha kureshtare të dija nga kolegët që e kanë përdorur nëse në arkitekturë mund të përdoret për prere për së gjati.

Proposed translations

33 mins
Selected

maket me prerje gjatësore/ për së gjati

Nuk e di nëse ka ndonjë shprehje më teknike, por besoj se kjo e jep të qartë kuptimin.
GJATËSOR mb.
1. Që ka të bëjë me gjatësinë e diçkaje, i
gjatësisë. Përmasë gjatësore. Këndi
gjatësor.
2. Që shkon a që kalon sipas gjatësisë së
diçkaje, që shtrihet për së gjati diçkaje.
Drejtim gjatësor. Prerje gjatësore. Goditje
gjatësore. Mur gjatësor. Trari (boshti)
gjatësor.
Something went wrong...
2 KudoZ points awarded for this answer.
+1
59 mins

prerje tërthore apo gjatësore

Në arkitekturë dhe fushat e tjera teknike, përdorim termin "prerje tërthore" apo "prerje gjatësore", varësisht nga aksi ku është bërë prerja, dhe kjo vlenë qoftë kur kemi të bëjmë me vizatim apo me model (maketë) tridimensionale.
Shpresoj që të ndihmon ky shpejgim,
Peer comment(s):

agree Elvana Moore
12 hrs
Something went wrong...
+1
6 hrs

model prerjeje të tërthortë

Teknikisht, prerja "sectional" apo "cross-sectional" është vetëm e llojit të tërthortë, prerja gjatësore quhet "longitudinal" - e konfirmuar edhe nga fjalori politeknik (1991)
Peer comment(s):

agree Αlban SHPΑTΑ : Model me prerje të tërthortë. M'u kujtuan orët e vizatimit teknik :)
5 hrs
Falemnderit Alban, vizatimin teknik nuk e kisha qejf fare dhe ai nuk më kishte qejf mua, shyqyr që vitin II na e hoqën përfare ;) :)
Something went wrong...

Reference comments

7 mins
Reference:

Sa për ilustrim

Something went wrong...
Term search
  • All of ProZ.com
  • Term search
  • Jobs
  • Forums
  • Multiple search