Kuptimi 10:45 Feb 9, 2013
Ju falënderoj për përgjigjet, Klemi dhe albaniadavid. Desha të paraqes pak më shumë kontekst dhe si e kuptoj unë fjalën. Fjalori i shqipes e shpjegon kështu: -Kalë karroce njeri që nuk është i zoti të vetëveprojë, që shikon vetëm në një drejtim, që di të bëjë vetëm një gjë; njeri i ngushtë, që zbaton vetëm ato që i thonë të tjerët. Në fjalorin e eng-al, gjej këto dy përkthime: 1. dray/draft horse (përkthimi i drejtpërdrejtë) 2. person who lacks iniciative/vision (shpjegimi i kuptimit figurativ)
Dialogu, nga ana tjetër, zhvillohet kështu:
“Nuk eshte djale i keq. Vetem se...” “Vetem, cfare?” e nderpreu Petraqi. “Po ja, per kohen sot... Sikur nuk eshte shume i shkathet.” “Cfare do te thuash?” “Eshte shume i ndershem, Petraq. Shume i ndershem. Eshte kale karroce. S’di te shohe as majtas as djathtas”.
Dhe përkthimi im do ishte:
"He's not a bad guy. It's just that..." "Just what?" Petraq cut in. "Well, for the times we live in... He's not very shrewd." "What do you mean?" "He's too earnest, Petraq. Way too earnest." ... dhe këtu më ngec filli. Nëse nuk gjej një shprehje në anglish që nënkupton atë "lack of vision", do më mbetet ta shpjegoj kështu, thatë e thatë.
|