proska/prroska

20:37 Jun 30, 2010
Albanian language (monolingual) [PRO]
Tech/Engineering - Geology
Albanian term or phrase: proska/prroska
Çfarë janë prroskat apo proskat në shqip? Nuk jam e sigurt nëse shkruhet me "r" apo me "rr". Fjalori i gjuhës shqipe nuk e ka, në internet e shoh të përdorur dhe mua më duket e dëgjuar si fjalë, po nuk më vjen ndër mend kuptimi...

Falemnderit,
Genta
Gentiana Kasemi
France
Local time: 03:38


SUMMARY OF ALL EXPLANATIONS PROVIDED
5 +1përrua i vogël
Sherefedin MUSTAFA
5përroska (sic)
Elvana Moore


  

Answers


11 hrs   confidence: Answerer confidence 5/5 peer agreement (net): +1
përrua i vogël


Explanation:
Për habi ky term nuk është përfshirë as né fjalorin e gjuhës shipe por as në "Fjalorin e Gjeologjisë" të Dëfrim N. Shkupit (Tiranë, 1984) e as në "Fjalorin e termave të gjeologjisë" të Akademisë së Shkencave të RPSSH (shqip-anglisht-frëngjisht-italisht-rusisht), botuar në Tiranë në vitin 1988.

Termi haset në Fjalorin Shqip-Frëngjisht të Vedat Kokonës, Tiranë 1977 dhe është përtkhyer me ravine.

Edhe fjalori Shqip-Serbokroatisht i botuar në Prishtinë në vitin 1981 e njeh këtë term në trajtën PRROSKË dhe e shpjegon si "përrua i vogël".

Po në këtë kuptim përdoret në Maqedoni e Kosovë.



Sherefedin MUSTAFA
Netherlands
Local time: 03:38
Native speaker of: Native in AlbanianAlbanian, Native in MacedonianMacedonian
Notes to answerer
Asker: Falemnderit Sherefedin, në fakt edhe unë e kisha të dëgjuar si fjalë...


Peer comments on this answer (and responses from the answerer)
agree  wodening
356 days

neutral  MSc Jonis Buzi: Fjalori i 1988-ës e ka në fakt "ravine" (në anglishte dhe frëngjishte) (fq. 416).
2809 days
Login to enter a peer comment (or grade)

11 hrs   confidence: Answerer confidence 5/5
përroska (sic)


Explanation:
Genta,
Termi që kërkon është shkruar me gabime ndaj dhe nuk arrin ta gjesh. Bëhet fjalë për "përroska" të cilat në fjalorët e shqipes janë përkthyer si "ravine" por kjo nuk është e saktë. Ato quhen sipas vendit: branch, brook, beck, burn, creek, kill, lick, rill, river syke, bayou, rivulet, streamage, wash, or run.
Ja një shembull:
Shpatet lindore të maleve janë vijëzuar nga disa “përroska”, që kalojnë paralel me njëra-tjetrën dhe shumica nuk kanë grykëderdhje. Janë përgjithësisht të cekëta, me gjatësi nga disa dhjetëra metra deri në qindra, me prejardhje karstiko-erozionale.
Unë kam përdorur fjalët brook ose beck.
HTH Elvana

--------------------------------------------------
Note added at 11 hrs (2010-07-01 08:22:44 GMT)
--------------------------------------------------

Glad I could help! E


    Reference: http://sq.wikipedia.org/wiki/Pellgu_i_Bovilles
    Reference: http://en.wikipedia.org/wiki/Stream
Elvana Moore
United Kingdom
Local time: 02:38
Works in field
Native speaker of: Native in AlbanianAlbanian
Notes to answerer
Asker: Falemnderit Elvi, ja tani do t'i shoh me kujdes të gjitha variantet :)

Login to enter a peer comment (or grade)



Login or register (free and only takes a few minutes) to participate in this question.

You will also have access to many other tools and opportunities designed for those who have language-related jobs (or are passionate about them). Participation is free and the site has a strict confidentiality policy.

KudoZ™ translation help

The KudoZ network provides a framework for translators and others to assist each other with translations or explanations of terms and short phrases.


See also:
Term search
  • All of ProZ.com
  • Term search
  • Jobs
  • Forums
  • Multiple search