remedial educationalist

Albanian translation: mësues i shkollimit special

GLOSSARY ENTRY (DERIVED FROM QUESTION BELOW)
English term or phrase:remedial educationalist
Albanian translation:mësues i shkollimit special
Entered by: Sherefedin MUSTAFA

07:52 Jun 23, 2008
English to Albanian translations [PRO]
Social Sciences - Education / Pedagogy
English term or phrase: remedial educationalist
Ju falenderoj paraprakisht për ndihmën tuaj.
Sherefedin MUSTAFA
Netherlands
Local time: 06:26
mësues riaftësues/mësues i shkollimit special
Explanation:
I vetmi term i konsoliduar ne shqip deri tani për figura të përafërta me "remedial educationist" duket se është "mësues i shkollimit special".
Them të përafërta, sepse natyrisht shtetet e perëndimit janë shumë hapa përpara Shqipërisë në mënyrën e konceptimit dhe në përballjen me temën e aftësisë së kufizuar. Kjo bën që legjislacionet e kësi shteteve të konstituojnë figura profesionale që në Shqipëri akoma nuk ekzistojnë, e ky më duket rasti i termit tënd Sherefedin.

Në raste të tilla, unë personalisht, çfarëdo termi apo parafrazimi të zgjedh në shqip, e lë në thonjëza apo në një shënim fundfaqeje termin origjinal, sa për referim.

Propozimet e mia janë të mësipërmet.

P.S. Për Jualianën: "defektolog" nënkupton një pamje të aftësisë së kufizuar me bazë ORGANIKE, që është tipike mjekësore. Ky vizion i aftësisë së kufizuar është tejkaluar tashmë në gjithë botën (përfshirë Shqipëria): ajo shihet si një fenomen më kompleks, ku ndërhyjnë faktorët biologjikë, psikologjikë, socialë etj. Unë nuk do ta përdorja për "remedial educationalist".
Selected response from:

Gentiana Kasemi
France
Local time: 06:26
Grading comment
Faleminderit.
4 KudoZ points were awarded for this answer



Summary of answers provided
2 +5mësues riaftësues/mësues i shkollimit special
Gentiana Kasemi
4 -2defektolog
Juliana Cullafiq


  

Answers


1 hr   confidence: Answerer confidence 4/5Answerer confidence 4/5 peer agreement (net): -2
defektolog


Explanation:
Me sa di unë, në Shqipëri nuk ka ekzistuar një degë e tillë më parë. Mësuesit në shkollat e fëmijëve me aftësi të kufizuara i quanin "Edukatorë" dhe ishin (dhe akoma janë) mësues që kanë mbaruar institutet pedagogjike pa kualifikim të veçantë.


    Reference: http://www.disabilitymonitor-see.org/documents/dmi_alb/dmr_a...
Juliana Cullafiq
Albania
Local time: 06:26
Native speaker of: Native in AlbanianAlbanian
PRO pts in category: 24

Peer comments on this answer (and responses from the answerer)
disagree  Gentiana Kasemi: Në dokumentin që ti sjell, Juliana, figura e "defektologut" (sikurse ajo e "fiziatrit") duken më tepër figura profesionale mjekësore në fushën e rehabilitimit. "Edukatorët" në Shqipëri janë mësuesit parashkollorë.
1 hr
  -> Gentiana, të lutem shiko këtë dokument http://www.nvo.nl/858.html për më tepër kontekst mbi këtë term. P.sh. në Universitetin e Evropës Juglindore studiohet Defektologjia. Në asnjë mënyrë p.sh. një logoped nuk është një figurë profesionale mjekësore.

disagree  pakoment: Ju kerkoj ndjesë, por është termi jo i duhur.Jo i përdorshëm
3 hrs
  -> Unë propozova termin shkencor të përdorur midis specialistëve. P.sh. në universitetin "Marin Barleti" studohet psikologjia speciale (defektologjia). Nëse është i duhuri apo jo, varet nga konteksti, por ky term përdoret në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.
Login to enter a peer comment (or grade)

2 hrs   confidence: Answerer confidence 2/5Answerer confidence 2/5 peer agreement (net): +5
mësues riaftësues/mësues i shkollimit special


Explanation:
I vetmi term i konsoliduar ne shqip deri tani për figura të përafërta me "remedial educationist" duket se është "mësues i shkollimit special".
Them të përafërta, sepse natyrisht shtetet e perëndimit janë shumë hapa përpara Shqipërisë në mënyrën e konceptimit dhe në përballjen me temën e aftësisë së kufizuar. Kjo bën që legjislacionet e kësi shteteve të konstituojnë figura profesionale që në Shqipëri akoma nuk ekzistojnë, e ky më duket rasti i termit tënd Sherefedin.

Në raste të tilla, unë personalisht, çfarëdo termi apo parafrazimi të zgjedh në shqip, e lë në thonjëza apo në një shënim fundfaqeje termin origjinal, sa për referim.

Propozimet e mia janë të mësipërmet.

P.S. Për Jualianën: "defektolog" nënkupton një pamje të aftësisë së kufizuar me bazë ORGANIKE, që është tipike mjekësore. Ky vizion i aftësisë së kufizuar është tejkaluar tashmë në gjithë botën (përfshirë Shqipëria): ajo shihet si një fenomen më kompleks, ku ndërhyjnë faktorët biologjikë, psikologjikë, socialë etj. Unë nuk do ta përdorja për "remedial educationalist".

Gentiana Kasemi
France
Local time: 06:26
Works in field
Native speaker of: Native in AlbanianAlbanian, Native in ItalianItalian
PRO pts in category: 4
Grading comment
Faleminderit.

Peer comments on this answer (and responses from the answerer)
agree  pakoment: Plotësisht një mendje me ju; I tillë përdoret.
1 hr
  -> Falemnderit.

agree  Αlban SHPΑTΑ: e saktë
1 day 4 hrs
  -> Falemnderit.

agree  Monika Coulson: Mendoj se "mësues i shkollimit special" është mëse i përshtatshëm në këtë rast.
1 day 13 hrs
  -> Falemnderit Monika. Ama, kam idenë që "shkollimi special" në Shqipëri është akoma i izoluar nga arsimimi i zakonshëm, ndërsa "remedial educationalist" vepron në një kontekst gjithëpërfshirës, pra fëmijët me aft. të kufiz. në mes të fëmijëve të tjerë.

agree  Edlira BABAMUSTA (MCIL): mësues i shkollimit special
1 day 22 hrs
  -> Falemnderit Edlira, iden si më lart :)

agree  Eva T: "Mësues i shkollimit special"
47 days
  -> Falemnderit.
Login to enter a peer comment (or grade)



Login or register (free and only takes a few minutes) to participate in this question.

You will also have access to many other tools and opportunities designed for those who have language-related jobs (or are passionate about them). Participation is free and the site has a strict confidentiality policy.

KudoZ™ translation help

The KudoZ network provides a framework for translators and others to assist each other with translations or explanations of terms and short phrases.


See also:
Term search
  • All of ProZ.com
  • Term search
  • Jobs
  • Forums
  • Multiple search