Pages in topic:   < [1 2]
Ofertat skandaloze vazhdojne
Thread poster: Eno Damo (X)
Eno Damo (X)
Eno Damo (X)  Identity Verified
Local time: 13:58
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
$ 0.03 eshte dhe do te jete nje cmim ofendues Mar 7, 2007

Ledja,

Natyrisht qe $ 0.03 eshte dhe do te jete nje cmim ofendues - nga ana tjeter, duke ditur materialin e konsiderueshem dhe rrethana te tjera (psh. periudhe e thate perkthimesh, nevoja urgjente financiare, bashkepunim me persona te trete, etj, etj), nje tarife me e ulet se zakonisht do te funksiononte - si ne rastet e "sale" per Boxing Day (te pakten ketu ne Kanada) ose pas Krishtlindjeve, ne fund te sezonit, etj. Per kete e kisha fjalen dhe jo per te ulur standartet e perkthimi
... See more
Ledja,

Natyrisht qe $ 0.03 eshte dhe do te jete nje cmim ofendues - nga ana tjeter, duke ditur materialin e konsiderueshem dhe rrethana te tjera (psh. periudhe e thate perkthimesh, nevoja urgjente financiare, bashkepunim me persona te trete, etj, etj), nje tarife me e ulet se zakonisht do te funksiononte - si ne rastet e "sale" per Boxing Day (te pakten ketu ne Kanada) ose pas Krishtlindjeve, ne fund te sezonit, etj. Per kete e kisha fjalen dhe jo per te ulur standartet e perkthimit.

Ne vende te tjera te botes se trete, perfshire edhe Shqiperine, $ 0.03 konsiderohet cmim i larte - keshtu qe dikush tjeter natyrisht qe do te ishte mjaft i lumtur te punonte ne kete projekt. Por sigurisht qe me cmimet e ulta, vjen edhe nje ulje e natyrshme (por jo gjithnje) e cilesise.

Gjithe te mirat,

Eno
Collapse


 
Ledja
Ledja  Identity Verified
United Kingdom
Local time: 19:58
English to Albanian
+ ...
Kush të jetë i interesuar... Mar 9, 2007

Eno, ky projekti duhej të kishte nisur që në fund të shkurtit me sa di unë, por nuk do të kenë gjetur ende njeri meqë deri dje ishim në shkëmbim mesazhesh mbi pagesën. Nëse mendon se mund të biesh në ndonjë ujdi për të qenë, atëherë ja ku është lidhja me faqen ku u paraqit kjo punë këtu në proz.com.

http://www.proz.com/job/149280 (shpresoj të mos jem duke thyer nd
... See more
Eno, ky projekti duhej të kishte nisur që në fund të shkurtit me sa di unë, por nuk do të kenë gjetur ende njeri meqë deri dje ishim në shkëmbim mesazhesh mbi pagesën. Nëse mendon se mund të biesh në ndonjë ujdi për të qenë, atëherë ja ku është lidhja me faqen ku u paraqit kjo punë këtu në proz.com.

http://www.proz.com/job/149280 (shpresoj të mos jem duke thyer ndonjë rregull (?)

Bëhet fjalë për novelat e L. Ron Hubbard. Fjala e fundit prej të interesuarve në botimin shqip qe:

"Dear Ledja,

xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx

It is just to expensive for this project.

I am sorry. We have to decline.

It is no commensurate with the Albanian market sales value."
Collapse


 
Ledja
Ledja  Identity Verified
United Kingdom
Local time: 19:58
English to Albanian
+ ...
Librat e sotëm dhe të dikurshëm Mar 9, 2007

Monika Coulson wrote:

Ledja, sa herë që shkoj në Shqipëri ble libra për vete dhe për djalin në shqip. Më pikëllon në zemër kur i lexoj përkthimet e dobëta, plus dhe me gabime drejtshkrimore e gramatikore të librave të fundit për fëmijë. Tani kam hequr dorë nga blerja e librave të rinj, d.m.th. të botuar së fundi: ble vetëm ribotimet e librave të mëparshëm. Nuk gjen perla më të vyera se ""Pushimet e Çufos", "Çufoja në shtëpinë e çudirave":), "Çufoja dhe bubi kaçurrel":), "Udhëtimet e shigjetës së kaltër" etj., etj., që janë botuar nga shtëpi serioze botimi dhe kontrolluar nga redaktorë seriozë dhe profesionistë.

Monika


Monika, në një farë mënyre ato vepra janë klasikët e papërsëritshëm shqiptarë të letërsisë për fëmijë. Unë i kam ruajtur nga fëmijëria ime disa prej tyre, edhe përkthime si: "Magjistari i madh i Ozit", "Pipi Corapegjata", "Piter Pani", "Liza në Botën e Cudirave" dhe më është dhënë rasti t'i krahasoj me origjinalët. Përkthyesit e atëhershëm kanë bërë një punë të shkëlqyer në përdorimin e një shqipeje të natyrshme. Atyre librave u bie në qafë kur dua t'u mësoj djemve të mij shqip. Sa për botimet sotme, nuk e di në keni dëgjuar për programin "Fiks Fare", po kohët e fundit u vu në dukje se libri i gjuhës së klasës së gjashtë po i nënshtrohej rregullisht shënimeve me dorë nga nxënësit e mësuesit për të korrigjuar gafat drejtshkrimore, gramatikore dhe daktilografike. Atëherë c'mbetet të presim nga librat e tjerë?


 
Eno Damo (X)
Eno Damo (X)  Identity Verified
Local time: 13:58
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
Thanks, but no thanks Mar 9, 2007

Hi Ledia,

Thanks per informacionin qe me dergove - ne fakt qe prej menyres sesi ishte publikuar kerkesa per oferta ishte pak e dyshimte - payment to be discussed dhe nese ky liber sic pretendohet eshte New York Times bestseller, pse nuk kane me shume para per te paguar perkthyesit???

Nejse, une them "no thanks" pasi autori ne fjale eshte krijues i nje sekti fetar, me besimet e te cilit une nuk jam dakort. Gjithsesi, thanks again.

Gjithe te mirat,
... See more
Hi Ledia,

Thanks per informacionin qe me dergove - ne fakt qe prej menyres sesi ishte publikuar kerkesa per oferta ishte pak e dyshimte - payment to be discussed dhe nese ky liber sic pretendohet eshte New York Times bestseller, pse nuk kane me shume para per te paguar perkthyesit???

Nejse, une them "no thanks" pasi autori ne fjale eshte krijues i nje sekti fetar, me besimet e te cilit une nuk jam dakort. Gjithsesi, thanks again.

Gjithe te mirat,

Eno
Collapse


 
Ledja
Ledja  Identity Verified
United Kingdom
Local time: 19:58
English to Albanian
+ ...
Nuk mund të mos vija buzën në gaz... Oct 19, 2011

... me mesazhin që mora dje pasi dërgova një email të detajuar në përgjigje të një projekti përkthimi postuar gjetkë e jo këtu në proz. Agjencia deklaronte se i faturonte klientët e vet me tarifa të arsyeshme (pra, tarifat e përkthyesve duhet të ishin akoma më të ... hm, arsyeshme), por siguronin punë të vazhdueshme përkthimi e korrigjimi.

Mesazhi erdhi brenda 1 minute (gjë që më bën të dyshoj nëse i hodhën ndonjë sy cv-së a profilit tim këtu në proz
... See more
... me mesazhin që mora dje pasi dërgova një email të detajuar në përgjigje të një projekti përkthimi postuar gjetkë e jo këtu në proz. Agjencia deklaronte se i faturonte klientët e vet me tarifa të arsyeshme (pra, tarifat e përkthyesve duhet të ishin akoma më të ... hm, arsyeshme), por siguronin punë të vazhdueshme përkthimi e korrigjimi.

Mesazhi erdhi brenda 1 minute (gjë që më bën të dyshoj nëse i hodhën ndonjë sy cv-së a profilit tim këtu në proz) dhe ishte si vijon:

"Hello Ledja,
Thanks for the reply. I have to inform you that I already found people who
will work on the project with more competent rates than you. ANyway, I wish
you all the luck in your future projects
Thanks,"


COMPETENT rates? Kjo po që ishte e re!. S'e vë në dyshim që shkruesja kishte ndërmend të thoshte "competitive", por ironia e paqëllimtë të vë në mendime: çmimet më të ulëta sigurojnë përkthyesit më kompetentë në tregun e sotshëm? A kërkojnë ndopak për kompetencë agjencitë? Apo vlen vetëm të dërgosh një postë elektronike të përbërë prej një rreshti:

Me translate Albanian - give me 2 peanuts 4 a page.

[Edited at 2011-10-19 17:31 GMT]
Collapse


 
Juliana Cullafiq
Juliana Cullafiq
Albania
Local time: 20:58
Member
English to Albanian
+ ...
Hahahaha.... Oct 26, 2011

Ledja Derveni wrote:



Me translate Albanian - give me 2 peanuts 4 a page.



Falemnderit Ledja, sepse me të vërtetë e kisha nevojë këtë të qeshur pas një dite me të vërtetë të lodhshme.

Natën e mirë,
Juliana


 
fredalb
fredalb  Identity Verified
Germany
Local time: 20:58
English to Albanian
+ ...
Më vjen keq! Jul 3, 2016

Përshëndetje të gjithëve!

Lexova disa nga komentet që keni dhënë këtu dhe më vjen vërtet shumë keq për mendimet dhe frymën që shprehni për mjaft kolegë që ndoshta nuk e kanë pasur fatin tuaj të jenë në një vend anglishtfolës. Unë jam i ri në këtë forum, edhe pse kam vite që merrem me gjuhët, anglisht, gjermanisht etj. Sapo kam mbaruar edhe masterin për përkthim dhe kam edhe përvojë në përkthime. Ju mendoni se anglishtja mund të mësohet vetëm duk
... See more
Përshëndetje të gjithëve!

Lexova disa nga komentet që keni dhënë këtu dhe më vjen vërtet shumë keq për mendimet dhe frymën që shprehni për mjaft kolegë që ndoshta nuk e kanë pasur fatin tuaj të jenë në një vend anglishtfolës. Unë jam i ri në këtë forum, edhe pse kam vite që merrem me gjuhët, anglisht, gjermanisht etj. Sapo kam mbaruar edhe masterin për përkthim dhe kam edhe përvojë në përkthime. Ju mendoni se anglishtja mund të mësohet vetëm duke qenë në US ose në UK? Përkthimi është më tepër se njohja e gjuhës.
Sa për informacion, edhe pse kam jetuar mbi 6 vjet në Gjermani, dhe mbi 7 vjet në Itali, unë prapëseprapë e njoh anglishten më mirë se këto gjuhë. Jo çdo gjë që është në garazh është një makinë. Anglishtja është lingua franca dhe jo medeomos duhet të jetosh në një vend anglishtfolës për ta mësuar atë shumë mirë. Kontakti me të huajt nuk i mungon edhe shumë përkthyesve të tjerë që nuk jetojnë në US ose në UK. Gjëja e parë që duhet të karakterizojë përkthyesin është modestia. Për fat të keq, kjo ju mungon në këtë forum!
Collapse


 
Ledja
Ledja  Identity Verified
United Kingdom
Local time: 19:58
English to Albanian
+ ...
Më vjen çudi... Jul 5, 2016

Fred Frani wrote:

... më vjen vërtet shumë keq për mendimet dhe frymën që shprehni për mjaft kolegë që ndoshta nuk e kanë pasur fatin tuaj të jenë në një vend anglishtfolës.

....Gjëja e parë që duhet të karakterizojë përkthyesin është modestia. Për fat të keq, kjo ju mungon në këtë forum!


Përshëndetje dhe mirë se vini në forumin tonë,

Më duhet ta pranoj se jam e paqartë se cilit koment apo kujt kolegëve i referoheni në afishimin e mësipërm. Komenti im i fundit vë në tallje pritshmëritë e agjencive - kurrsesi nuk parashtron mundësinë se ndodh që kolegët tanë të përgjigjen në të tilla menyra.

Tema e forumit ngre çështjen e agjencive dhe klientëve nga vende me një ekonomi të stabilizuar dhe projekte fitimprurëse që bëjnë çmos të zhvlerësojnë punën e përkthyesit me çmime ofenduese. Në shumë raste - pra jo në absolutisht të gjitha rastet - njerëzit që pranojnë të punojnë me këto çmime ndodh të jenë joprofesionistë dhe të prodhojnë punë pa standarde. Nuk më duket se ndonjëri nga pjesëmarrësit ka shprehur qoftë edhe përciptas ndonjë lloj përbuzjeje për profesionistët që nuk jetojnë në MB apo SHBA. Kam përshtypjen se ose po i referoheni ndonjë nga temave/forumeve të tjera, ose, si thonë në lingua franca-n tonë këtej, you've got the wrong end of the stick.

Nga ana tjetër, jam kurioze të di nëse dikush si ju me përvojë në përkthimin e disa gjuhëve të huaja do të pajtohej me çmimin 0.03$ për fjalë. Nuk është krejtësisht e papranueshme; ka plot kushte në të cilat njerëzit edhe mund të nxirrnin një rrogë të denjë, psh. në vende ku kostot e jetesës janë relativisht të ulëta, ose njerëz që mund të përkthejnë 6000 fjalë në ditë. Por cilado qoftë arsyeja juaj, shpresoj që të keni modestinë t'ua lejoni kolegëve të tjerë të drejtën për të shprehur indinjatë - me të drejtë - kundrejt këtyre ofertave, dhe të mos ua quani mungesë modestie.

Gjithë të mirat

Ledja


 
Pages in topic:   < [1 2]


There is no moderator assigned specifically to this forum.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »


Ofertat skandaloze vazhdojne






CafeTran Espresso
You've never met a CAT tool this clever!

Translate faster & easier, using a sophisticated CAT tool built by a translator / developer. Accept jobs from clients who use Trados, MemoQ, Wordfast & major CAT tools. Download and start using CafeTran Espresso -- for free

Buy now! »
Anycount & Translation Office 3000
Translation Office 3000

Translation Office 3000 is an advanced accounting tool for freelance translators and small agencies. TO3000 easily and seamlessly integrates with the business life of professional freelance translators.

More info »