A e dini se ....
Thread poster: Klementina Shahini
Klementina Shahini
Klementina Shahini
United States
Local time: 09:30
Member (2009)
English to Albanian
+ ...
Apr 1, 2010

… Akademia e Shkencave ka botuar "Fjalori i gjuhës shqipe 2006", fjalor, i pari në llojin e vet sipas projektit të mbështetur nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe Programit Kombëtar për Kërkim dhe Zhvillim. Ai është hartuar nga një grup leksikologësh dhe leksikografësh të Departamentit të Leksikologjisë e të Terminologjisë në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë, nga prof. Jani Thomai (drejtues shkencor i projektit dhe redaktor shkencor i fjalorit), prof. Mi�... See more
… Akademia e Shkencave ka botuar "Fjalori i gjuhës shqipe 2006", fjalor, i pari në llojin e vet sipas projektit të mbështetur nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe Programit Kombëtar për Kërkim dhe Zhvillim. Ai është hartuar nga një grup leksikologësh dhe leksikografësh të Departamentit të Leksikologjisë e të Terminologjisë në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë, nga prof. Jani Thomai (drejtues shkencor i projektit dhe redaktor shkencor i fjalorit), prof. Miço Samara, prof.as. Pavli Hazhillazi, prof. Hajri Shehu, prof. Thanas Feka, prof.as. Valter Memisha, Artan Goga. "Fjalori gjuhës shqipe 2006" është më i madhi ndër fjalorët shpjegues të derisotëm të gjuhës shqipe; ka rreth 48 mijë fjalë dhe 5 mijë njësi frazeologjike, që e bëjnë atë shumë të dobishëm. Pas këtij fjalori të suksesshëm, gjuha shqipe do të ketë edhe fjalorin e madh, në 5-6 vëllime me rreth 80 mijë deri 100 mijë fjalë, puna për vëllimin e parë të të cilit sapo ka filluar.


… studiuesi Mehmet Elezi ka botuar : “Fjalor i Gjuhës Shqipe me 41 000 të Përjashtuara” .Në këtë Fjalor është përmbledhur një pasuri gjuhësore, përkah numrit të fjalëve, e barabartë me atë që ka Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe (FGJSSH, 1980) i akademisë, i cili ishte vlerësuar si më i madhi fjalor shqip-shqip i botuar deri tashti. FGJSSH ka rreth 41.000 fjalë. Në fjalorin e Mehmet Elezit përmblidhen edhe 41.000 fjalë të tjera, të cilat nuk gjinden në fjalorët e akademisë.

Fjalorë të kësaj natyre janë të dobishëm si në Shqipëri ashtu edhe nëpër vende të ndryshme të botës ku jetojnë shqiptarë. Ata gjithashtu ndihmojnë në unifikimin dhe njëjtësimin e gjuhës shqipe kudo nëpër botë duke parandaluar deri në një fare mase përdorimin e fjalëve të huaja si në gjuhën shqipe të përditshme ashtu edhe në atë shkencore. Pjesë e këtyre fjalorëve janë edhe fjalët e huazuara të 15 vjetëve të fundit që kanë hyrë dhe janë aprovuar si fjalë të gjuhës shqipe.
Collapse


 


There is no moderator assigned specifically to this forum.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »


A e dini se ....






Wordfast Pro
Translation Memory Software for Any Platform

Exclusive discount for ProZ.com users! Save over 13% when purchasing Wordfast Pro through ProZ.com. Wordfast is the world's #1 provider of platform-independent Translation Memory software. Consistently ranked the most user-friendly and highest value

Buy now! »
TM-Town
Manage your TMs and Terms ... and boost your translation business

Are you ready for something fresh in the industry? TM-Town is a unique new site for you -- the freelance translator -- to store, manage and share translation memories (TMs) and glossaries...and potentially meet new clients on the basis of your prior work.

More info »